Lajme

Greqia krah Turqisë pas tërmetit apokaliptik, dërgon ekipin e kërkim-shpëtimit

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 06 February 2023

Pavarësisht tensioneve dhe konflikteve të herë pas hershme, Greqia ka treguar solidaritetin e saj ndaj Turqisë, pas tërmeteve vdekjeprurëse që shkaktuan vdekjen e 1498 personave dhe plagosjen e 8,533 të tjerëve ditën e sotme.

Bëhet me dije se nga Greqia janë nisur një ekip kërkimi dhe shpëtimi.

Mediat turke shkruajnë se Greqia ka dërguar si ndihmë një aeroplan transporti ushtarak i tipit C-130 që mban 21 zjarrfikës me ekspertizë në punën e kërkim-shpëtimit, dy qen special, materiale ndihme mjekësore dhe humanitare. Po ashtu, ekipi do të shoqërohet nga disa mjekë.

-Advertisement-

Ky lajm është bërë i njohur dhe nga autoritetet greke. Në një postim në Twitter, Ministri i Emigracionit dhe Azilit në Greqi, Notis Mitarakis, shprehu ngushëllimet e tij popullit të Turqisë dhe Sirisë për tërmetet shkatërruese.

“Greqia dërgoi menjëherë ndihma humanitare dhe ekipe të specializuara. Ne jemi fqinjë, duhet të mbështesim njëri-tjetrin në kohë të vështira”, shkruan ai.

Kujtojmë që deri tani janë raportuar të paktën 1,498 humbje jete, ndërsa janë plagosur 8,533 persona pas dy tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore të hënën, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit AFAD.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera