Goditi tifozin me grusht, Neymar rrezikon dënimin (Video)
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/05/15471611274269-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 01 May 2019
I rikthyer nga një dëmtim i gjatë Neymar Jr nuk po kalon momente aspak pozitive te Paris Saint Germain. Autori i një goli në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes të cilën kampionët e Ligue 1 e humbën pas goditjes së penalltive u bë protagonist i një gjesti shumë të shëmtuar.
Në momentin që lojtarët e PSG po ngjiteshin drejt podiumit në Stade de France për të marrë medaljet e skuadrës humbëse, braziliani u konfliktua me një tifoz duke përdorur edhe duart kundrejt tij. Një gjest shumë i shëmtuar ky i Neymar që si ka pëlqyer aspak as trajnerit gjerman Thomas Tuchel i cili e ka komentuar kështu.
“Nuk kishte përse të ndodhte kjo. Nuk e pashë momentin, por më thanë shumë vetë më pas. Është e papranueshmë të sfidosh fizikisht një tifoz”.
Pas sharjeve ndaj gjyqtarëve të sfidës në ndeshjen ndaj Manchester United në Champions, për të cilat u skualifikua me 3 ndeshje, Neymar rrezikon një tjetër dënim shembullor këtë herë ndoshta me 5 ndeshje, prandaj ky sezon mund të konsiderohet praktikisht i mbyllur për sulmuesin brazilian.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/prince-plodine1.jpg)
Të tjera
-
FSK-ja zhvillon me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit
Në kuadër të testimit të gatishmërisë operacionale, me urdhër të Komandantit ...
-
Clark sot në Kosovë, kjo është arsyeja
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, do të vizitojë sot Kosovën...
-
Presidenti Begaj vjen në Kosovë për një vizitë dyditore
Presidenti i Republikës Bajram Begaj nisi sot një vizitë dyditore në Kosovë. ...
-
Kina dhe Franca nisin misionin për të kuptuar më mirë gjithësinë
Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për...
-
Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Hoti paralajmëron palën serbe
Muret e zyrës së tij nuk janë aq të mëdha për t’i bërë vend të gjithë të pagj...
-
Deputetja e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se sigurimi për Poli...
-
Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, ...
-
Lekaj: Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog, prandaj nuk po mbyllet raporti Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Çekia thotë se Kosova dhe Serbia duhet të afrohen me standardet evropiane, të reformojnë veten e tyre
Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ...
-
Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë
Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicisti...
-
Shtrëngata të mëdha me breshër masiv kaplojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë
Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e s...
-
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestu...