Lajme

Goditet nga vetura një këmbësore në Fushë Kosovë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 24 April 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një këmbësore, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se si pasoj e aksidentin këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Rreth orës 11:00,  në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është  përfshirë një  automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e  cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë  rrethanat  e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti  ka ikur nga vendi i ngjarjes, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera