Lajme

Gazetari Kajtazi: E pashë me sy kur vetura goditi këmbësorin, shteti të ndërhyjë

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 10 March 2023

Një person ka mbetur i vdekur sot pas u godit nga vetura në lagjen Veternik të Prishtinës.

Këtë ngjarje thotë se e pa gazetari Vehbi Kajtazi derisa ishte në këtë rrugë.

“Sa here i bie rruges per Veternik, veçanerisht tek Albi – tmerrohem me pamjen e kalimit ilegal te kembesoreve duke kapercyer pengesat ne mes te rruges. Sot e pash me sy kur nje veture goditi per vdekje nje kembesor. Pamje e tmerrshme”.

-Advertisement-

Ai tha se është në përgjegjësinë e shtetit që të ndërtojë mbikalime dhe të zgjidhë problemin që të mos lejojë qytetarët të kalojnë këtë rrugë.

“Shteti, duhet te nderhyje duke ndertuar mbikalime dhe duke vendosur pengesa te larta per te mos lejuar keto kalime qe po sjellin viktima te shumeta ne kete pjese. Nese nuk e ben kete, do t’i duhet t’i numeroje viktimat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera