Sport

Gazetari i bën pyetje bizare yllit të Romës: A jeni i emocionuar që do të uleni para TV-së për ta parë Ronaldon në Juventus?

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 21 August 2018

Pasi u zhvilluan ndeshjet e javës së parë të Serie A-së, mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi, u pyet nga një gazetar nëse transferimi i Cristiano Ronaldos në Serie A e emociononte atë, gjë të cilën Florenzi e mohoi.

Ylli portugez u transferua në Juventus nga Real Madridi këtë verë për 105.3 milionë euro. Ky transferim është i katërti më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit, Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles.

Ky transferim ka bërë që Serie A-së t’i kushtohet më shumë vëmendje se zakonisht. Për këtë arsye një gazetar e pyeti Florenzin se a është i emocionuar që do të ulet para televizorit dhe do ta shohë duke luajtur futboll Cristiano Ronaldon në Juventus.

-Advertisement-

“Gjëra të tjera në jetë më emocionojnë”, ishte përgjigja e Florenzit.

Florenzi është lojtar i Romës tash e shtatë vite dhe ka bërë pothuajse 200 paraqitje në Serie A. Ai, gjithashtu, luanë për Kombëtaren e Italisë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/gazetari-i-ben-pyetje-bizare-yllit-te-romes-a-jeni-i-emocionuar-qe-do-te-uleni-para-tv-se-per-ta-pare-ronaldon-ne-juventus-568875/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera