Sport

Futbollisti i Feronikelit: Nëse UÇK-ja është ndërmarrje kriminale, atëherë të gjithë jemi ‘kriminela’

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 09 November 2020

Gjatë ditës së hënë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-presidenti Hashim Thaqi kanë dalur për herë të parë para gjykatës Speciale në Hagë, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi dhe Thaqi i kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre, duke mbrojtur edhe një herë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë seancës së Jakup Krasniqit, prokurori e cilësoi UÇK-në si një ndërmarrje e organizuar kriminale.

-Advertisement-

E kjo deklaratë e prokurorit ngjalli reagime të shumta në Kosovë.

E një reagim minuta më parë e ka bërë edhe mbrojtësi i Feronikelit, Viktor Kuka, i cili ka thënë se nëse UÇK-ja është ndërmarrje kriminale, atëherë të gjithë jemi ‘kriminela’.

Më poshtë keni postimin e Kukës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera