Lajme

Frashër Krasniqi: Albin Kurti është tuc, veç presionin e rezistencën e din hak

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 03 September 2022

Frashër Krasniqi nga Parti Socialdemokrate u ka kërkuar sindikatave që të mos tërhiqen nga greva, duke u thënë se me pak insistim do të mbërrijnë sukses të plotë.

Krasniqi ka thënë se Kryeministri Albin Kurti është “tuc” dhe se “veç presionin e rezistencën e din hak”.

Kjo deklaratë e Krasniqit vjen pasi Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftuan se nga muaji shtator, zyrtarëve publikë do t’u ndahen nga 50 euro.

-Advertisement-

Sipa tij, me këtë vendim, Kurti po bën pazar.

“Pyetja është pse 50 euro? Pse jo 100 euro? Albin Kurti po bën pazar. Sindikatat po bëjnë rezistencë të drejtë. Gjysmën e suksesit e mbërrijtën, me pak insistim do të mbërrijnë sukses të plotë. Mos harroni: Albin Kurti është tuc. Veç presionin e rezistencën e din hak”, ka shkruar Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera