Rozë

Flori shihet në momente intime me një femër në festën e Arilenës

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 17 July 2020

Në festën e ditëlindjes së Arilenës ishte prezent edhe këngëtari.

Në festën e organizuar për ditëlindjen e Arilena Arës në një resort në Shqipëri prezent ishin artistë dhe emra të njohur nga estrada shqiptare.

Por krahas Arilenës në këtë festë, vëmendje të madhe kishte marrë edhe Flori i cili nuk ishte vetëm për këtë ditëlindje.

-Advertisement-

Në disa postime të publikuar në rrjete sociale nga moderatori Labinot Gashi, shohim këngëtarin në momente intime me një vajzë imazhi i së cilës mbahej sekret, mirëpo moderatori e quante ‘Flutura’.

Flori Mumajesi për gjatë viteve të fundit ka qenë emër mjaft i përmendur në shoubiz për romanca të ndryshme, për të cilat ka heshtur gjithnjë.

Se kush është ‘Flutura’ e këngëtarit, mbetet ta zbulojmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera