Rozë

Çfarë ka ndodhur mes Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit? hedhin kunja njëra tjetrës

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 22 May 2024

Dy aktoret Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi, përveçse kolege janë cilësuar gjithmonë si mikesha të ngushta.

Por prej kohësh, Arjola dhe Adriana nuk kanë asnjë postim me njëra-tjetrën, as në ditët më të vështira të Adriana Matoshit pak javë më parë, mungoi një postim publikisht nga Arjola Demiri, në betejën e aktores me tumorin për herë të tretë.

“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni ndihmuar në jetë. Xhelozia vllaçko, lakmia e kto tjerat”, shkruan Adriana Matoshi.

-Advertisement-

Arjola ka treguar se e ka njohur Adrianën në periudhën më të vështirë të jetës së saj, si emocionalisht ashu edhe ekonomikisht. Adriana i ka hapur derën e shtëpisë dhe është bërë mbështetja më e madhe për aktoren në hapat e saj të parë të karrierës në Kosovë.

Prandaj duket se postimi i Adrianës lidhet me aktoren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera