Fokus

Flasin nga kompania kosovare e prodhimit të vajit pas rritjes së çmimit në 3.49 euro, fajin ia lënë tregtareve

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 10 March 2022

Çmimi i vajit sot u rrit edhe për një euro më shumë se dje duke kapur çmimin më të lartë ndonjëherë në vend të vajit, prej 3 euro 49 cent.

Kështu çmimi i një pakoje vaj me 15 litra ka kapur shifrën e mbi 52 euro. Por pse po rritet kaq shpejtë çmimi i vajit në vend?

Në një prononcim për Gazetën Infokus nga kompania vendore e prodhimit të vajit, “Floil Company” kanë thënë se çmimi po rritet kaq shpejtë për shkak të krizës në të gjithë botën she shtrenjtimit të lëndës së parë me të cilën prodhohet vaji.

-Advertisement-

“Çmimi po rritet për shkak të kësaj krize që është në gjithë botën nuk është që veq ne e kemi rritur çmimin. Normal pasi është shtrenjtu lënda e parë për prodhimin e vajit. Por sa e shesin marketet nuk vendosim ne, ne e kemi çmimin e rregullt”, ka thënë zyrtarja e kompanisë vendore.

E duke mos dhënë më shumë detaje se për cilën lëndë të parë bëhet fjalë , zyrtarja e kësaj kompanie i ka thënë Gazetës Infokus se ata e kanë një çmim të caktuar dhe se nuk kanë në dorë pjesën se sa shitet vaji i tyre në markete.

“Nuk mundemi ne me dhanë informacione se sa e shesim vajin, çdo kush që e blen tek ne e ka faturën prej nesh ne jemi në rregull, tash sa e shesin në markete ato janë politika të secilës firmë ne nuk mundemi me dhanë më shumë informacione”, ka përfunduar ajo.

E kryeministri Albin Kurti, sot ka vizituar pikërisht këtë kompani që prodhon vaj në Kosovë, duke mos treguar arsyen e vizitës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera