Sport

FFK ka një njoftim për të gjithë ato veturave të parkuara përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 13 August 2018

Federata e Futbollit e Kosovës kërkon nga qytetarët që deri sot (e hënë)  në mëngjes t’i largojnë veturat e parkuara rreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çdo veturë e mbetur do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave. Ky veprim bëhet në kuadër të organizimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila njëherësh shërben edhe si test për licencim të stadiumit nga inspektorët e UEFA-s.

FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera