Sport

Faruk Statovci komenton përballjet e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 08 February 2021

Stinori pranveror në futbollin kosovar do të fillon të martën me ndeshjet e Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Nesër do të zhvillohet tri takime mjaftë interesante, të cilat pritet të sjellin përballjet të zjarrta.

Prishtina – Drita, Llapi – Ballkani dhe Drenica – Ulpiana do të luajnë të martën nga ora 13:00, në kuadër të 1/8 së finales.

-Advertisement-

Lidhur me këto sfida Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin dhe analistin e mirënjohur kosovar, Faruk Statovcin.

Ai i ka komentuar dy duelet kryesore të këtij rrethi të Kupës së Kosovës.

Statovci ka thënë se të dy takimet janë vështirë të parashikohen dhe fituesi do të mësohet vetëm në fushë, derisa ka shtuar se Ballkani mund të ketë pak përparësi për shkak të cilësisë që ka.

“Më të vërtetë të dy takimet janë të vështira, sepse ballafaqohen ekipet shumë cilësore ndërmjet veti. Mendoj se shorti duhet të ndryshohet, sepse është mëkat të largohet kaq herët nga Kupa ndonjë skuadër si këto. Sido që të jetë nuk mendoj se ka favorit në këto ndeshje. Krejt çka mund të themi është të i’a lëmë fushës për të parë se kush fiton. Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është ndeshje e madhe dhe vështirë e parashikueshme, kurse sfida mes Llapit dhe Ballkanit, mendoj se suharekasit kanë një përparësi të vogël për shkak të cilësisë”, deklaroi Faruk Statovci.

Të tri këto ndeshje do të luhen pa praninë e shikuesve për shkak të masave anti-Covid./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera