Lajme

EMOCIONUESE: Kjo është gjendja e ushtarëve ukrainas teksa largohen me autobus nga Mariupoli

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 17 May 2022

Ushtria ukrainase është tërhequr nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, pasi e konsideron të përmbyllur misionin luftarak atje.

The Guardian ka publikuar pamje të ushtarëve duke u larguar nga qyteti shumë i rëndësishëm strategjikisht për Ukrainën, përcjell Express.

Evakuimi i luftëtarëve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, zona e tyre e fundit e mbetur në qytet, filloi të hënën.

-Advertisement-

Komandantët e njësive të vendosura në fabrikën e çelikut të qytetit Azovstal janë urdhëruar të shpëtojnë jetën e ushtarëve, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Qindra ushtarë u evakuuan të hënën nga fabrika e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera