Lajme

Elvis Hoxha i kërkon falje Rrahman Jasharajt: U bazova në një lajm të gabuar

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 02 September 2022

Zyrtari i VV’së Elvis Hoxha ka kërkuar falje për deklaratat e tij ndaj kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj, për të cilin pretnedoi se ka qenë anëtar i partisë serbe.

Hoxha përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për deklaratën e tij, u bazua në lajmet që u shpërndanë në media.

“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike”, ka shkruar Hoxha.

-Advertisement-

Hoxha e ka pësëritur qëndrimin e tij për grevat, për të cilat thotë se janë të papranueshme.

“Por i lutem zotit Jasharaj, të mos e marrë fare këtë falje si gjithpërfshirëse. Në kohën kur po zhvillohet një punë intensive për rivlerësimin e pagesës së mësuesit, të këmbëngulësh në grevë dhe në ndërprerje të procesit pa nisur ende shkolla, kjo më duket e papranueshme”, ka thënë tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera