Ekskluzivisht për Infokus, Vedat Bajrami rrëfen për projektin madhështor shqiptar në Zvicër “Po luaj tek publiku im”
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 09 November 2023
Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami së fundmi i është bashkuar një projekti madhështor shqiptar “TE BERBERI”, emision ky i cili për herë të parë në histori transmetohet në televizionin shtetëror zviceran.
Bajrami ekskluzivisht për Gazetën Infokus ka rrëfyer ndjenjat e tij personale për pjesëmarrjen në rolin kryesor në këtë projekt.
Ai tha se çka është më e mira e gjithë kësaj që ka afër vetës 600 mijë shqiptar në Zvicër që e ndjek këtë emision.
“Për 10 ditë ka thyer rekordin në Zvicër për e shikueshmëri qe nuk ka ndodhur asnjëherë kaq shumë me pa një serial pilot, kjo ma e mira qe i kemi 600 mijë shqiptar në Zvicër dhe po luaj tek publiku im dhe publiku zviceran po e hap një dritare të re në Evropë”, është shprehur me emocion aktori për Infokus.
Ndër të tjera ka shpalosur edhe disa detaje nga ky emision.
“Jam unë një shqiptar nga Kosova qe luan në rolin kryesor, një tjetër është producent i cili luan dhe jeton në Zvicër, Florim Brajshori dhe kameramani nga Kosova, Latif Hasolli, ndërsa të gjithë të tjerët janë zvicran nga regjisori e deri tek i fundit”, është shprehur Bajrami për Infokus.
Ndryshe aktori kosovar në këtë emision do të luaj me nofkën “Rocki”, i cili vjen nga Prishtina.
Tematika e këtij emisioni është që personazhi Dauti do të investojë kursimet e tij për të hapur një sallon flokësh. Ai punëson ish-bashkëshorten e tij Melanie si drejtoreshë menaxhuese.
Dauti shpreson të krijojë një lidhje me të dhe djalin e saj Xonin për të ribashkuar familjen. Por personaliteti i dashur dhe kokëfortë i Dautit dhe ndihma kundërproduktive e mikut të tij kaotik “Rocki”, që do e luaj dhe Vedati, do e kthejë misionin e tij romantik në kaos të përhershëm.
Vlen të theksohet se mediat në Kosovë pothuajse e kanë anashkaluar këtë projekt gjigand pasi që nuk janë marrur me një ngjarje kaq madhështore, se si një projekt shqiptar po transmetohet në televizioni shtetëror Zvicran.
Po ashtu nga publikimi i parë i këtij emisioni i cili numëron mbi 200 mijë shikime, është pritur mjaft mirë nga publiku. Komentet pozitive dhe mbështetja e publikut nuk është duk ei munguar këtij projekti. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...