Ekskluzive: Flet babai i 9 vjeçarit pasi ish bashkëshortja e akuzoi se i ka rrëmbyer djalin
Autori: Hateme Smajli 16:00 | 08 April 2024
Korab Blakçori, babai i të miturit, që po akuzohet nga ish bashkëshortja se ka një vit që i ka rrëmbyer djalin dhe po e mban atë larg saj kundërligjshëm, ka thyer heshtjen.
Blakçori në një intervistë përmes telefonit për Gazetën Infokus, nuk ka pranuar se po e shkel ligjin duke e mbajtur fëmijën pavarësisht se me vendime të Gjykatës, edhe të shkallës së tretë kujdestaria i është besuar nënës, Artina Elshani.
Madje ai ka thënë se “nuk e lejon veten të shkelë ligjin”, duke thënë se është fëmija ai i cili nuk po dëshiron të shkojë tek nëna.
Kjo pavarësisht se është vetë ai që gjatë intervistës tregon se fëmija ende nuk e ka moshën për të vendosur se ku dëshiron të rrijë, dhe këtë moshë nuk e mbush edhe 8 muaj të tjerë.
LEXONI HULUMTIMIN E PLOTË: HULUMTIM| Padrejtësia e shtetit përballë një nëne deri në gjunjëzimin e saj publik
Pra vendimet e institucioneve të drejtësisë, vendimi i fundit edhe i Gjykatës Supreme pra edhe i shkallës së tretë duket se nuk po i bëjnë përshtypje, duke thënë se kjo punë ende nuk ka përfunduar në gjyq.
Intervista e plotë e nënës:
“… Se na jemi kon në gjyq i kemi kry procedurat gjyqësore, hala jemi se nuk janë kry, nuk kanë përfundu, a po kupton nuk ka përfunduar landa. Në tri shkallë ka përfunduar tash është në përmbarim te përmbaruesi diçka qeshtu se e kom avokatin nuk i di unë krejt këto procedura, po nuk e lejoi unë veten me shkel ligjin tash është shtesë ky presion me u marr edhe gazetaria po për mu nuk është problem absolut se nuk kom me dal keq unë, a po kupton? … Nëse ke dëshirë nëse e ke këtë numër muj me të taku me avokatin tem masi e ke marr me e shqyrtu këtë rast edhe mundesh me e shqyrtua realisht qysh është me i marr informatat krejt”, deklaroi ai për Infokus.
Derisa ishte vetë ai që insistonte që një gjë e tillë të mos diskutohej në telefon dhe që të realizonim një intervistë me të, avokatin e tij e ku mund të takonim edhe fëmijës, si duket shume shpejt ai u tërhoq nga kjo ide.
Kur Infokusi insistonte që të merrte përgjigje edhe në akuzat e tjera se si ai e kishte ndalur fëmijën nga shkolla, kjo ishte përgjigje e Korabit.
“Po tash a po dojmë me u taku se kjo nuk është temë që mundet me u diskutu në telefon. Se 3 vjet e gjysmë ka marrë vetëm rasti i fundit në Gjykatë në shkallën e tretë kur është vendos. Edhe tash është në procedurë të përmbarimit. D.m.th. nuk kanë përfundu procedurat. Tash ta shohim a po mundet me arrit te përfundimi me përmbarim me e marrë djalin”, ka thënë ai.
Mirëpo më pas me një mesazh në viber, Korab Blakçori, ka bërë të ditur se nuk mund të deklarohet pa përfunduar procedurat gjyqësore.
Gazeta Infokus ka kontaktuar sërish me nënën e fëmijës, Artina Elshani për të parë nëse ka përfunduar procesi i përmbarimit (ku babai obligohet të kthejë djalin), dhe e njëjta ka konfirmuar se pavarësisht që edhe ky proces tashmë është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, baba vazhdon ta mbajë djalin kundërligjshëm.
Ndiqeni intervistën e plotë se çfarë pohonte babai i fëmijës, që bien në kundërshtim me vendimet e Gjykatës:
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...