Fokus

“Edhe në deksha te di ku po i la”, Rrëqeth babai që po rritë 6 fëmijë, me lot në sy rrëfen si po e siguron jetesën duke shitur kanaçe

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 05 September 2023

Murat Bajrami, baba i gjashtë fëmijëve ka rrëfyer me lot në sy se si ai po e siguron jetesën e tij dhe të familjes duke shitur kanaçe, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në një prononcim për Infokus, ka rrëqethur duke thënë se ju ka gërditur dhe jeta.

“Bukë e kryp me hëngër sa mos me dek uni, qitashti lemenka edhe s’po ka, kesh tu than që kjo jetesë nuk o, spo ki ka me met gjallë qysh me met gjallë, qikjo më ka met, njerëzit nganjëherë më ndihmojnë se tjetër kush jo”, ka thënë Bajrami.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka shprehur edhe dëshirën e tij të vetme që i ka mbetur nga kjo jetë.

“Veç ni shtëpi me mujt me ju ba fëmijëve me tri dhoma të vogla tjetër s’kisha deshtë, kjo o dëshira jeme që edhe në deshka te di ku po i la”, tha Bajrami me lot në sy./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera