Sport

E shënoi golin e parë, kështu ndihet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 29 August 2018

Idriz Voca e ka shijuar golin e parë në fanellën e Luzernit, shkruan Zeri.info.

Ai realizoi në ndeshjen me St. Gallenin në superligën zvicerane dhe përfaqësuesi i ri kosovar ndihet i lumtur për këtë gol.

“Ky gol ishte i rëndësishëm, fatmirësisht e ka vendosur lojën në favor tonin”, ka thënë 21-vjeçari pas fitores 1:0.

-Advertisement-

Ai e zhvilloi ndeshjen e 26-të kampionale dhe synon të vazhdojë me paraqitje të mira.

“Jam i lumtur që më në fund shënova”, ka shtuar Voca duke buzëqeshur.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera