Lajme

Dy burra në Prishtinë tentojnë ta dhunojnë një grua

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 13 September 2022

Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se dy persona të panjohur kanë tentuar ta dhunojnë atë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë ajo ka arritur të largohet nga të dyshuarit.

Edhe të dyshuarit më pas janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Derisa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera