Rozë

Duke publikuar këtë imazh, Enca e pranon se është shtatzënë?

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 20 July 2020

Të gjithë u suprizuam nga lajmi se Nicki Minaj është shtatzanë për herë të parë. Ka qenë vetë reperja ajo e cila ndau këtë lajm të ëmbël me të gjithë fansat e saj.

Nga ky lajmi është entuziazmuar edhe Enca e cila ka ndarë foton e bukur të 37-vjeçares në Instastoryn e saj duke shkruar “Çfarë??”.

-Advertisement-

Por, ajo që ka ndodhur më pas s’na kishte shkuar në mendje as ne dhe as Encës. Një ndjekës i këngëtares I ka shkruar duke e ngatërruar atë me Nickin. “Sa qenka shëndosh! Edhe ngjyra e fytyrës të paska ndërruar krejt, qenke bërë zezake”.

Ky mesazh, ndoshta mund të ketë marrë edhe të tjerë, ka detyruar këngëtaren të japë një sqarim, duke thënë se nuk është ajo në foto por Nicki dhe se nuk e kishte menduar ndonjëherë se do i ndodhte kjo ngatërresë.

Sa për sqarim në foton e mëparshme është Nicki Minaj jo unë. S’e kisha mendu se do më duhej ta thoja një ditë këtë fjali”,- ka shkruar ajo duke ja mbyllur gojën të gjithëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera