Rozë

Dua Lipa shënon suksesin e rradhës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 13 October 2017

Këngëtarja e famshme Dua Lipa, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka falenderuar revistën e famshme ‘Time’.

Kjo pasi Time në mesin e shumë emrave të famshëm,  ka përzgjedhur edhe këngëtaren kosovare të jetë njëra nga ‘Next Generation Leaders 2017’.

Në shkrimin e ‘Time’ për Dua Lipën, shkruhet historia e saj se si u rikthye nga Kosova në U.K dhe arriti që fillimisht me Cover-a të ndryshëm të merrte vëmendjen e njerëzve falë zërit të saj, e më pas duke krijuar këngë të vetat hite të cilat nuk kanë të ndalur.

-Advertisement-

Ajo për ‘Time’ ka zbuluar shumë rreth jetës së saj, ajo ka treguar që kur ka vendosur të rikthehet sërish në U.K ishte vetëm 15 vjeçe dhe se ishte e frikshme për të që të përballej e vetme me të gjitha sfidat që e prisnin atë, por që për fat të mirë ajo tashmë po i jeton ëndërrat e veta ku që nga viti 2015 me lansimin e këngës ‘Be the One’, gjithçka ka ecur mbarë për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera