Lajme

Dreçun: Emisari Special i Britanisë, problem i madh për interesat e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 03 December 2021

Zyrtari i partisë së presidentit Vuçiq, Milovan Dreçun është shprehur i shqetësuar për emërimin e fundit të Emisarit Special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Dreçun ka thënë se emërimi i ushtarakut Stuart Peach do të shkaktojë dëme për interesat e Serbisë.

“Mendoj se ai do të jetë koordinator dhe krijues i shumë aktiviteteve hibride që do të shkaktojnë dëme për interesat e Serbisë, popullit serb dhe Republikës Serbe”, tha ai për Tanjug.

-Advertisement-

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun tha se Britani po dëshiron ta dobësojë pozicionin e Serbisë në negociata me Kosovën.

“Duke emëruar Shefin e Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe, Stuart Peach, si Emisar Special për Ballkanin Perëndimor, Britania dëshiron të ndikojë në proceset e brendshme të Serbisë dhe ta dobësojë pozicionin tonë ndërkombëtar dhe në negociata me Prishtinën”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera