Sport

Dorëzohet Dortmundi, Juventusi nuk e shet Mandzukicin

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 26 July 2018

Borussia Dortmund tërhiqet nga gara për kartonin e Mario Mandzukic. Lajmi u konfirmua nga shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke, i cili mbylli çdo diskutim merkatoje lidhur me sulmuesin kroat të Juventusit.

59-vjeçari deklaroi se Mandzukic është një lojtar i madh dhe shumë ambicioz dhe për këtë e dëshironte si përforcim në skuadër, por që për fat të keq nuk mund të arrihet.

Watzke deklaroi se bënë maksimumin, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk e shesin lojtarin, pasi e konsiderojnë të rëndësishëm për skuadrën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera