Sport

Debatik Curri i bindur në fitore ndaj Europa FC

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 05 July 2018

FC Prishtina do të takohen sot në ndeshjen kthyese të raundit preliminar të UEL kundër Europa FC, shkruan GazetaFokus.

Mbrojtësi me përvojë të madhe te skuadra nga kryeqyteti Debatik Curri, është shprehur i sigurt se skuadra e tij FC Prishtina do ta mposhtë skuadrën nga Gjibraltari, edhe pse e ka cilësuar këtë përballje si të vështirë.

LEXO EDHE: Ja sa kushtojnë biletat për ndeshjen, FC Prishtina-Europa FC

-Advertisement-

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë duke e ditur se në Evropa Ligë, të gjitha ekipet janë të mira .. por besoj në forcën e ekipit, dhe  do ta fitojm ndeshjen”, ka deklaruar për GazetaFokus, Debatik Curri.

“Kemi rezultat në favorin tonë nga ndeshja e parë, dhe duhet të luajm me siguri të madhe që mos të pësojm gol”, ka përfunduar Curri.

FC Prishtina-Europa FC do të zhvillohet sot në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me fillim nga ora 19:00.

Rezultati nga takimi i parë ishte 1:1. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera