Sport

De Ligt shumë afër Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 10 October 2018

Barcelona e ka vënë në plan të parë transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, di një zëvendësues për mbrojtësin Gerard Pique.

Drejtorët teknik të klubit janë duke e përcjell për kohë të gjatë lojtarin dhe kanë udhëtuar disa herë në Amsterdam për ta skautuar atë.

Blaugrana dëshirojnë që të bëjnë disa përforcime të mundshme për qendrën e mbrojtjes, pasi që Samuel Umtiti, Thomas Vermaelen dhe Clement Lenglet janë të gjithë majtak.

-Advertisement-

Një lëvizje e tillë do të ishte vitale për skuadrën, përderisa Pique të pushojë kur ndihet i lodhur.

De Ligt është në kontratë me Ajaxin dhe një marrëveshje potenciale mund të arritët mes dy skuadrave verën e ardhshme.

Në këtë skenar mund të futet Vermaelen pasi që kontrata e tij përfundon në qershor dhe Barcelona nuk dëshiron të rinovojë me të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera