Rozë

Dafina Zeqiri publikon foto të refugjatëve nga lufta e fundit në Kosovë: Kurrë mos harroni!

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 21 July 2020

Një debat i ashpër ka nisur në rrjetet sociale mes shqiptarëve dhe serbëve dhe gjithë kjo erdhi nga një peticion i krijuar për të kërkuar nga “Appel” vendosjen e Kosovës në hartë

Në këtë iniciativë u përfshinë edhe Rita Ora dhe Dua Lipa madje kjo e fundit  publikoj një fotografi me flamurin shqiptar sipër të cilit shkruante autokton.

Edhe shumë  artistë të tjerë shqiptarë iu bashkuan dy yjeve kosovare, njëra nga to ishte edhe Dafina Zeqiri.

-Advertisement-

Së fundi Dafina ka ndarë disa fotografi përmes të cilave ka treguar realitetin e luftës në Kosovë.

 

Në imazhe shihen refugjatë, viktima, fëmijë e sy të përlotur të popullit të Kosovës në luftën e fundit, teksa shkruan :”Kurrë mos harroni”.

Kujtojmë që peticioni i nisur për kompaninë “Apple” deri tani ka marr mbi 100 mijë nënshkrime

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera