Lajme

Çollaku: Vjedhjet e armatosura nuk janë në numër të madh, por janë shqetësuese

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 19 November 2021

Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku në emisionin Frontal tha se numri i vjedhjeve të armatosura në Kosovë nuk është në numër të madh, mirëpo sërish është shqetësues.

“Nëse i referohemi dukurisë në vendet e tjera nuk është në numër të madh sa i përket statistikave, edhe pse është shqetësuese” tha ai.

Çollaku po ashtu tha se policia reagon menjëherë pas këtyre rasteve dhe se ata nuk duhet të fajësohen për mos punë.

-Advertisement-

Madje profesori i kriminalistikës shtoi se edhe të dyshuarit për vjedhjen e plagosjen në argjendarinë në Prizren do të arrestohen së shpejti.

“Reagohet me kohë, se nëse janë arrestu personat e dyshuar, dhe këta të tjerët që janë në kërkim e sipër që shumë shpejt do të arrestohen” tha Çollaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera