Lajme

Çmimet sot: Ngritën dy produktet shumë nevojtare

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 11 April 2022

Muaji mars solli të papritura për të gjitha familjet në Kosovë. Çmimet u rritën me shpejtësi, si rrjedhojë e kufizimeve në furnizime, që erdhën nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, shkruan Periskopi.

Si dy ndër shtetet kryesore të prodhimit të karburanteve, drithërave e vajit, lufta solli zhbalancime të shumta në ofertë, që u shoqëruan me rritje të fortë të çmimeve të shumë produkteve. Qeveria e Kosovës është dorëzuar para zhbalancimit të qimeve.

Gjatë ditës së sotme është vërejtur se ka pasur rritje edhe të mishit të bardh të zogut, nga 6, 39 sa ka qenë, është ngritur në 6.43 euro 1 kg. Po ashtu, sot është vërejtur se është ngritur edhe çmimi i sheqerit në pakon 5 kg. Ai ka qenë 4, 36 euro, ndërsa tash kushton 4.44 euro. Kjo është bërë publike nga Agjencia e Statikeve të Kosovës, e cila po publikon në baza ditore çmimet e disa produkteve. (Raporti)

-Advertisement-

Rritja e çmimeve për shumë produkte ka qenë shumë më e fortë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera