Lajme

Chollet thotë se s’ka afat për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 11 January 2023

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë të mërkurën në Kosovë se nuk ka afat për arritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për media, ai ka thënë se marrëveshja është e rëndësishme.

“Marrëveshja është urgjente, por nuk ka afat për të”, ka thënë shkurt Chollet.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja kërkon themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por thotë se asnjëherë nuk do ta mbështesin një “Republika Srspka në Kosovë”.

“Ne presim nga Qeveria e Kosovës të paraqesë disa propozime në tavolinë. Dua ta bëj të qartë që ne nuk e përkrahim dhe nuk do të përkrahim aranzhime si ato të Republikës Serbe dhe nuk po i kërkojmë Kosovës të përkrahë çfarëdo aranzhimi që nuk është në përputhje me Kushtetutën e vet dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, ka thënë ndër tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera