Lajme

BSPK: Ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social – dhunim i demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 08 September 2022

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se qeveria është duke u munduar që të bind grevistët që të ndalin grevën e përgjithshme.

BSPK përmes komunikatës i ka dërguar një porosi ekzekutivit duke thënë se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton opinionin se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera