“Bossat e tenderëve”, familjarët e ministrit të Kurtit të dënuar nga Gjykata vazhdojnë të shpërblehen me kontrata të majme
Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 28 December 2022
Ani pse në krye të Prizrenit është Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës si duket as kjo komunë nuk po shpëton nga dhënia e tenderëve për familjarët e ministrave të qeverisë Kurti.
Komuna e Prizrenit e ka shpërblyer me tenderë në vlerë prej 76 mijë e 185 euro, kompaninë “MEB L.L.C” që është në pronësi të Anil Damkës dhe Shefqet Damkës si i autorizuar i kompanisë, tashmë emra të njohur për skandalet me tenderë dhe të dënuar edhe nga Gjykata.
Familjarët e ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës, po vazhdojnë të marrin tenderë pavarësisht se kompania e tyre kishte qenë në listë të zezë të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe vetë drejtuesi i saj, Anil Damka dhe i autorizuari i saj, Shefqet Damka, ishin arrestuar nën dyshimin për “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin me të cilin Komuna e Prizrenit pas rishqyrtimit nga 4 operatorë ekonomikë zgjedh grupin e OE, “MEB L.L.C” në pronësi të Anil Damkës dhe “SAS SH.P.K”.
Këto dy kompani pas fitimit të këtij tenderi pritet të bëjnë sigurimin fizik të objekteve të shëndetësisë primare në komunën e Prizrenit.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që familjarët e Ministrit Damka shpërblehen me tenderë. Gazeta Infokus kishte raportuar me në qershor të vitit 2022 se Anil e Shefqet Damka ishin shpërblyer me tenderë edhe nga Albin Kurti.
LEXO EDHE: Si “vaji në tepsi” po shkojnë edhe tenderët për kompaninë e familjarëve të ministrit Fikrim Damka
Kjo kontratë në mes të operatorit dhe MFPT-së u nënshkrua me datën 4 prill të vitit 2022, pavarësisht se në këtë kohë Anil e Shefçet Damka tashmë ishin të dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren e që bie ndesh me kriteret e përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik.
Kontrata tjetër që kjo kompani në krye me të afërmit e ministrit Damka arriti të nënshkruajë është në vlerë 32.640,00 euro.
“MEB” L.L.C”, fitoi edhe tenderin e Komunës së Graçanicës për “Shërbimet e sigurimit fizik për objektet komunale’.
Ndërsa me 28 prill, Damka e ka fituar edhe një tender prej mbi 30 mijë eurove, për sigurimin fizik të objektit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Si u arrestuan familjarët e ministrit Damka, si u futën në listën e zezë e po vazhdojnë të marrin tenderë?
Me 12 maj krimet ekonomike të policisë së Kosovës kishin arrestuar, Anil Damkën e Shefqet Damkën të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.
“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia.
Ata fillimisht u ndaluan për 48 orë, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj tyre. Mirëpo Gjykata Themelore e Prishtinës kishte urdhëruar lirimin e tyre. Themelorja e ka refuzuar kërkesën për paraburgim të Prokurorisë, dhe ka obliguar Drejtorinë për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që “të lirohen menjëherë me datë 13.05.2022” të pandehurit Anil dhe Shefçet Damka, shkruante në vendimin e Gjykatës.
Kompania “MEB” L.L.C dhe i autorizuari i kompanisë Shefçet Damka (SH.D.) janë dënuar sipas Aktgjykimit P.Nr.289/2019 të datës 18.02.2020 (Nr.lëndës: 2018:046216) për veprën penale “Falsifikim i Dokumentit”.
Anil Damka (A.D.) pronar i kompanisë dhe Sefçet Damka (S.D.) si i autorizuar i kompanisë (Drejtor) sipas Autorizimit të lëshuar me datë 26.03.2021 janë dënuar sipas Aktgjykimit Nr.649/2017 të datës 27.02.2018 për veprën penale “Kanosje”.
Po ashtu, Shefçet Damka (SH.D.) i autorizuar i kompanisë është dënuar sipas Aktgjykimit Nr.210/19 të datës 16.11.2021 (Nr.Lëndës: 2019:076135) për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”.
Përsëri, Shefçet Damka (SH.D.) i autorizuar i kompanisë është dënuar sipas Aktgjykimit Nr.566/21 të datës 24.09.2021 (Nr.Lëndës: 2021:098827) për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...