Si “vaji në tepsi” po shkojnë edhe tenderët për kompaninë e familjarëve të ministrit Fikrim Damka
Autori: H. S
15:50 | 02 Qershor 2022
Zyrtarë të ministrive të qeverisë Kurti, po e krahasojnë punën e kësaj qeverie me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi. Por siç duket kështu po shpërndahen edhe tenderët për familjarë të ministrave.
Dy emra tashmë të njohur për skandalet me tenderë, Anil e Shefçet Damka, të afërmit e ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës, të dënuar edhe nga Gjykata, po vazhdojnë të shpërblehen me tenderë nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.
Sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Infokus, kompania “MEB” L.L.C, me drejtor Anil Damka, ka përfituar edhe dy tenderë në vlerë mbi 63 mijë euro. Familjarët e ministrit Damka u shpërblyen nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e drejtuar nga ministri, Hekuran Murati dhe një tjetër nga Komuna e Graçanicës e udhëhequr nga kryetarja, Ljiljana Subaric.
Gazeta Infokus në vazhdim do të iu sjellë detaje për kontratat që iu dhanë këtij operatori nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Komuna e Graçanicës.
Në bazë të dokumenteve që ka siguruar Gazeta InFokus, kompania në krye me Anil Damkën dhe Shefçet Damkën i autorizuar i kompanisë, ani pse nuk i ka plotësuar kriteret duke qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren për veprat penale, “Falsifikim i Dokumentit”, “Kanosje”, “Vjedhja e Shërbimeve” dhe “Shmangie nga tatimi”, ka arritur të sigurojë kontratë në vlerë prej 30.585,00 euro nga Ministria e udhëhequr nga Hekuran Murati për “Sigurimin fizik të objektit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH).

Kjo kontratë në mes të operatorit dhe MFPT-së u nënshkrua me datën 4 prill të vitit 2022, pavarësisht se në këtë kohë Anil e Shefçet Damka tashmë ishin të dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren e që bie ndesh me kriteret e përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik.
Kontrata tjetër që kjo kompani në krye me të afërmit e ministrit Damka arriti të nënshkruajë është në vlerë 32.640,00 euro.
“MEB” L.L.C”, fitoi tenderin e Komunës së Graçanicës për “Shërbimet e sigurimit fizik për objektet komunale’.

Ky tenderë tjetër, në të cilin fitues u zgjedh kompania e Anil Damkës u nënshkrua me 31 maj të vitit 2022.
Sipas ligjit për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të fundit është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente “për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitetet e ngjashme me ato të përshkruara në paragrafin 1. të nenit 130 të këtij ligji sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në Kosovë ose në cilindo shtet, ose në çfarëdo marrëveshje ose konvente ndërkombëtare”.
Kjo sipas paragrafit 3, nën paragrafët 3.1, 3.2, 3.3, 3.4, 3.5 dhe 3.6, si dhe paragrafi 5 i nenit 65 të LPP-ës sa i përket pranueshmërisë së tenderuesve.
Megjithatë kompania e të afërmve të Damkës, po vazhdon të jetë fituese e tenderëve publikë në institucionet shtetërore në vend.
Konkretisht, kompania “MEB” L.L.C dhe i autorizuari i kompanisë Shefçet Damka (SH.D.) janë dënuar sipas Aktgjykimit P.Nr.289/2019 të datës 18.02.2020 (Nr.lëndës: 2018:046216) për veprën penale “Falsifikim i Dokumentit”.
Anil Damka (A.D.) pronar i kompanisë dhe Sefçet Damka (S.D.) si i autorizuar i kompanisë (Drejtor) sipas Autorizimit të lëshuar me datë 26.03.2021 janë dënuar sipas Aktgjykimit Nr.649/2017 të datës 27.02.2018 për veprën penale “Kanosje”.
Po ashtu, Shefçet Damka (SH.D.) i autorizuar i kompanisë është dënuar sipas Aktgjykimit Nr.210/19 të datës 16.11.2021 (Nr.Lëndës: 2019:076135) për veprën penale “Vjedhja e Shërbimeve”.

Përsëri, Shefçet Damka (SH.D.) i autorizuar i kompanisë është dënuar sipas Aktgjykimit Nr.566/21 të datës 24.09.2021 (Nr.Lëndës: 2021:098827) për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.
E një fakt që e rëndon edhe më shumë procesin e dhënies së kontratave është se Anil Damka, i cili u shpall edhe fajtor nga Gjykata pasi vetë vullnetarisht e pranoi fajin, dorëzoi edhe ‘DEKLARATË NËN BETIM’ për sigurimin e nënshkrimit të këtyre dy kontratave.


Kujtojmë që Anil e Sheqçet Damka u arrestuan në maj të vitit 2022, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Ata fillimisht u ndaluan për 48 orë, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj tyre. Mirëpo Gjykata Themelore e Prishtinës kishte urdhëruar lirimin e tyre. Themelorja e ka refuzuar kërkesën për paraburgim të Prokurorisë, dhe ka obliguar Drejtorinë për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që “të lirohen menjëherë me datë 13.05.2022” të pandehurit Anil dhe Shefçet Damka, shkruan në vendimin e Gjykatës. /Gazeta Infokus/
PDK prezanton dokumentin: Gërvalla e Damka keqpërdorën mbi 1 milionë euro

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































