Lajme

Blerta Deliu i reagon ashpër Fitore Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 14 July 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se deklaratat e Fitore Pacollit janë shqetësuese, shkruan Gazeta inFokus.

Deliu përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, sulmin e Pacollit kundër mediave e ka konsideruar të papranueshëm dhe skandaloz.

“I papranueshëm dhe skandaloz sulmi i sotëm i deputetes së pushtetit Fitore Pacollit, ndaj mediave. Deklarata të tilla janë shqetësuese dhe përpjekje e këtij pushteti për të futur frikë ndaj mediave, përpjekje që buron nga arroganca e këtij pushteti diktatorial”, ka shkruar Deliu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera