Lajme

Bilanci i fundit për COVID-19 në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 05 December 2021

Një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në Shqipëri. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti në njoftimin e saj për situatën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 1 mijë e 796 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 328 qytetarë, ndërsa janë shëruar 383 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

-Advertisement-

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 201.730 raste, prej tyre 192.238 janë shëruar, 6.382 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.110 pacientë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera