Lajme

Bërnabiq: Vuçiq ka presion të madh, po i kërkohet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 21 September 2022

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka bërë thirrje që të përkrahet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas saj, asnjëherë s’ka pasur presion më të madh ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, pasi sipas saj, po i kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Presionet për ne, që është politikë e Aleksandër Vuçiqit, mund të jenë vetëm kundërproduktive dhe sa më shumë të na bëni presion, aq më shumë mund të na pengojë”, ka thënë Bërnabiq në TV Pink.

-Advertisement-

Më tej, Bërnabiq tha se Vuçiq ka zhvilluar rreth 20 takime gjatë qëndrimit të tij në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera