Lajme

Berisha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 10 October 2022

“Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat”, tha sot nga foltorja kreu i PD-së, Sali Berisha.

Teksa komenton situatën ekonomike dhe kriminalitetin në Jug të Shqipërisë, Berisha tha se Rama dhe Tahiri kanë bërë krime me opracionet e tyre anti-drogë në Lazarat.

Ai e cilësoi policinë si bandë kriminale me uniformë, që sipas tij nuk ka ngurruar të vendosë tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin breshëritë pse bënte detyrën.

-Advertisement-

“Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga një vizitë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova aty? Në bisedimet e shkurtra, konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat. Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin breshëritë pse bënte detyrën. Nj terrorizëm të tillë Lazarati nuk e ka parrë kurrë në jetën e tij.

Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime.

Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për këto krime. Ne mbetemi parti e zbatimit të ligjit, por nuk mund të pranojmë kurrë brutalitete ndaj personave pa asnjë lidhje me operacionin e tyre”, tha Berisha. /Abc news

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera