Rozë

Bebe Rexha uron Monika Kryemadhin

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 18 July 2017

Bebe Rexha ndodhet në Shqipëri dhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale kuptojmë se shoqërohet pothuajse gjithë kohën me Bora Metën, vajzën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Por, veç kësaj, këngëtarja me famë ndërkombëtare ka bërë një postim në Instagram nëpërmjet të cilit uron kushërirën e saj, Monikën për postin e ri, atë të kryetares së kryetares së partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Shumë urime për kushërirën time Monika Kryemadhin, e cila është gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri. Shumë krenare. E di që ju do të bëni më të mirën për Shqipërinë”.- shkruan Bebe, bashkangjitur me foton e Monikës.

-Advertisement-

Ajo gjithmonë është ndjerë krenare për Monikën dhe kjo gjë shihet mjaft qartë nëpërmjet postimeve që Bebe ka bërë në rrjetet sociale, shkruan blitz.al. Të njëjtin gjest këngëtarja ka bërë edhe kur Ilir Meta u zgjodh President, duke treguar kështu se ka një marrëdhënie mjaft të ngushtë me familjen Kryemadhi-Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera