Sport

Bayern Muncheni kualifikohet në finale të Kupës së Botës për Klube

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 08 February 2021

Bayern Muncheni është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për Klube, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bavarezët’ në gjysmëfinale kanë mposhtur Al Ahlyin me rezultat të pastër 0-2.

Në takimin e zhvilluar në ‘Ahmed bin Ali Stadium’ në Katar, të dy golat për kampionët gjerman i shënoi Robert Lewandowski

-Advertisement-

Sulmuesi polak golin e parë e realizoi në minutën e 17’, ndërsa të dytin në minutën e 86’.

Pas kësaj fitoreje, Bayern Muncheni në finale do të takohet me U.A.N.L.- Tigres./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera