Sport

Batatina: Analizat dhe komentet nga jashtë i pranoj vetëm nga ekspertet e futbollit

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 11 December 2020

Klubi i Llapi nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, dje pas fitores se ndaj Arbërisë ka deklaruar se në pranverë skuadra e tij do të rikthehet dhe do të mposht çdo skuadër.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Batatina ka thënë se në çdo ndeshje do të hyjnë për fitore pasi secila është finale për të.

-Advertisement-

“Mendoj se do të vazhdojmë me të njëjtin angazhim. Na duhen pikë dhe duam të  kompensojmë pikët që i kemi humbur në fillim të kampionatit. Ne nuk hyjmë në asnjë ndeshje për një rezultat tjetër vetëm për fitore dhe tani çdo ndeshje është një finale për ne”.

“Analizat dhe komentet nga jashtë i pranoj vetëm nga ekspertët e futbollit, rënie ka edhe Barcelona dhe skuadrat e mëdha e lëre më Llapi. Ne kemi ndërtuar një skuadër të madhe dhe natyrisht që nevojitet kohë deri të kompnohemi. Ne punojmë fuqishëm si grup dhe ekipa po tregon që di të bëj gjëra shumë të mira”, ka thënë Batatina.

Trajneri llapjan ka folur edhe për mundësinë e largimit të Valmir Veliut dhe Kastriot Selmanit, duke treguar se asnjë lëvizje nuk do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Në afatin e janarit, nuk do të lëviz nga skuadra asnjë talent i yni. Ne po presim fundin e kampionatit dhe do t’i vlerësojmë ofertat më të mira për Valmir Veliun, Kastriot Selmanin dhe për të gjithë talentët e klubit tonë.  Ne jemi duke prodhuar talentë të rinj, sepse fokusi ynë ka qenë gjithmonë aty ndër vite”.

Llapi aktualisht gjendet në vendin e 9-të me 17 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera