Sport

Barcelona pa yllin kryesor kundër Tottenhamit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 11 December 2018

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez nuk do të jetë në formacion në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ditën e sotme kundër Tottenhamit, shkruan GazetainFokus.

Uruguajani humbi ndeshjen e mëparshme të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhoven, por u kthye dhe shënoi për Barcelonën në fitoren e tyre 4-0 ndaj Espanyol të shtunën, por trajneri Ernesto Valverde konfirmoi sot se 31-vjeçari nuk do të shfaqet në fushën e lojës kundër Tottenhamit.

Barca tashmë ka siguruar kualifikimin për fazat e eliminimit, por ndeshja e tyre kundër Tottenhamit mund të vendosë se kush do të përfundon në pozitën e dytë në Grupin B.

-Advertisement-

Skuadra e Mauricio Pochettino shkon në Camp Nou, duke ditur se fitorja do ti siguronte një vend në fazën e eliminimit. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera