Lajme

Banorët paralajmërojnë dhunë nëse nuk ndalet ndërtimi i Fabrikës së Çimentos në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 10 May 2022

Banorët e fshatrave të Klinës po kundërshtojnë ndërtimin e Fabrikës së Çimentos në Gremnik, komuna e ministria heshtin.

Kur të gjithë pushonin, dikush punonte. Kjo rrugë në Gremnik të Klinës u hap të hënën pa një leje paraprake. Banorët e organizuar bën që të ndalohen punimet, e që të mos degradohet natyra.

Por kjo është një pjesë e vogël nga ajo që po planifikohet ndër vite këtu.

-Advertisement-

Banorët në mënyrë të organizuar kanë mbajtur një protestë para komunës gjatë së martës.

Me kërkesa të qarta, këta u pritën nga drejtori i Urbanizmit i cili mundohej të arsyetonte pajisjen me leje komunale të operatorit. Por i gjithë ky diskutim ishte i kotë sipas organizatorëve të protestës, të cilët kanë paralajmëruar masa më të dhunshme tani e tutje.

Pavarësisht kundërshtimeve nga java e ardhshme është paralajmëruar prerja e

rreth 40 hektarëve pyll i cili mbrohet nga Ministria e Bujqësisë.

Pos dëmeve në mjedis, nga kjo fabrikë biokimistët e kësaj komune parashohin se do të mund të shkaktohen edhe sëmundje të ndryshme tek banorët.

Për këtë çështje është ngritur edhe një Komision Hetimor në kuvendin komunal, tek i cili banorët kanë një fije shpresë së do të gjej një zgjidhje të përshtatshme për të gjithë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera