Sport

Babai i Hazardit thotë se djali i tij mbase kurrë s’do t’i bashkohet Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 25 August 2018

Babai i Eden Hazardit, Thierry, nuk është i sigurt nëse djali i tij do të shkojë në Real Madrid.

Real Madridi është interesuar vazhdimisht për shërbimet e belgut gjatë viteve të fundit, mirëpo nuk ka arritur asnjëherë për ta sjellë atë në “Bernabeu”.

Ndërkohë sipas babait të tij, Hazard ndoshta nuk do të transferohet kurrë në Real Madrid.

-Advertisement-

“Nuk mund ta them pse nuk është arritur marrëveshja. Jo sepse nuk dua, por për shkak se nuk e di. Ndoshta ata e kanë rregull për t’iu dhënë hapësirë më shumë të rinjve”, ka thënë ai për Hiet Nieuwsblad.

“Edeni e ka edhe një vit kontratë me Chelsean, por mendoj se ai nuk do të transferohet ndonjëherë në Madrid”.

Ai ka thënë se arsyeja e dështimit të transferimit ka mundur të jetë largimi i Zinedine Zidane në maj, të cilin e ka admiruar shumë Hazardi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera