Sport

Avidjaj transferohet në Itali tek skuadra e njohur

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 27 March 2019

Rifshfaqet Donis Avdijaj.

Talenti kosovar i cili refuzoi Shqipërinë me shpresën se do luante për Gjermaninë po kalon ditë shumë të vështira pasi është pa skuadër por ai mund të rifillojë gjithçka nga Serie B italiane.

Sipas mediave italiane, 22-vjeçari ndodhet prej dy ditësh në provë te Pescara, klub ku luajnë futbollistët shqiptarë Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati.

-Advertisement-

Avdijaj ishte dikur një ndër talentet më premtues të akademisë se Schalkes dhe kombëtares së moshave të Gjermanisë, por gjatë viteve të fundit karriera e tij nuk ka pasur zhvillimin që pritej. Futbollisti nuk aktivizohet prej katër muajsh, çka ka bërë që të mos grumbullohet më nga trajneri i Kosovës Bernard Challandes, pavarësisht se në vitin 2018 ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses së Kosovës.SS

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera