Asnjë vrasje gjatë 2022-tës në rajonin e Gjakovës – rritet numri i rasteve të dhunës në familje
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 12 January 2023
Asnjë vrasje nuk ka ndodhur në rajonin e Gjakovës gjatë vitit që lamë pas, sipas të dhënave nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë vitit 2022 në këtë rajon numri i lëndimeve të rënda trupore ka shënuar rënie, nga 30 në 20 raste, ose rënie për 33.3 për qind.
Po ashtu, bëhet e ditur se rënie kanë shënuar edhe numri i vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.
Ndërsa, rritje thuhet se kanë shënuar rastet e dhunës në familje.
“Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie, nga 424 në 306, ose rënie për 27.8%. Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 301 në 204, ose rënie për 32.2%. Numri i grabitjeve po ashtu ka shënuar rënie, nga 9 në 4 raste, ose rënie për 55.6%. Numri i rasteve të dhunës në familje ka shënuar rritje, nga 257 në 301 raste, apo ngitje për 17.1%”, thuhet në komunikatën për media.
Për shkak të dyshimeve në përfshirje në vepra të ndryshme kriminale, gjatë vitit 2022 janë arrestuar 1 mijë e 728 persona, që në raport me vitin 2021 është shënuar ngritje për 3.13 për qind.
Po ashtu, janë realizuar 1 mijë e 508 urdhëresa të Gjykatave gjatë vitit 2022. Në operacione të ndryshme policore, janë konfiskuar 120 armë zjarri dhe 1 mijë e 603 copë municion të kalibrave të ndryshëm.
“Për të përmbushur detyrat nga lëmi i trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka hartuar dhe ka zbatuar 17 plane operative, kjo ka ndikuar edhe në uljen në përgjithësi të aksidenteve të trafikut rrugor në Regjionin e Gjakovës, krahasuar me një vit me herët (nga 1 mijë e 687 aksidente sa ka pasur gjatë vitit 2021 në 1 mijë e 533 aksidente gjatë vitit 2022, apo rënie për 9.1 për qind). Mirëpo, mbetet synim i Drejtorisë Rajonale në Gjakovë që numri i aksidenteve me fatalitet të jetë zero, ndërsa i aksidenteve tjera të zvogëlohet në minimum”.
Të tjera
-
Normalizohet qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është normalizuar qarkul...
-
Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa: Qeshi, qau e fjeti në krahët e gjyshit
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot është vizituar për herë të parë n...
-
Rrëmbeu një 19 vjeçare në Fushë Kosovë, arrestohet një person në Ferizaj
Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka rrëmbyer një person ...
-
Marrëveshja për dinarin, Gërvalla: Serbia bërtet dhe po i vonon gjërat
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspor...
-
Komuna ndau 110 mijë euro për motrën e saj, Ujkani: Janë për operacionin e radhës, Elza përballet me rreziqe serioze për shëndetin
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendo...
-
Haxhiu: Forcimi i drejtësisë, avancim për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave dhe kundër dhu*nës në baza gjinore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Kuvendin e 21-të t...
-
Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia
Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e ...
-
Përmbyllet censusi, Kurti: Mblodhëm të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhshmes
Në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...
-
Haradinaj kujton heroin Fadil Nimani: ishte i pari në rezistencë e aksione, kudo që e kërkonte nevoja
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
ASK mban takim përmbyllës për regjistrimin e popullsisë, merr pjesë edhe Kurti
Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është mbajtur takimi përmbyllës për Re...
-
A po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja?, Gërvalla: Nëse opozita thotë po, ne nuk e pengojmë këtë proces
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Martens: Gjermania mund ta anëtarësonte Kosovën në KiE por s’e bëri, Vuçiq ka arsye ta falënderojë këshilltarin e Scholzit
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitugn, Michael Martens, ka publikuar një ...