Rozë

Arritje të mëdha në karrierë, reperja shqiptare rrëmben sërish çmim në MTV EMA

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 09 November 2020

Sukseset në karrierën e saj muzikore nuk kanë të ndaluar. Është fjala për reperen Loredana Zefi, e cila nuk është e njohur vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër dhe Gjermani.

Ndërkohë për të dytin vit radhazi, Loredana rrëmbeu çmim në MTV Europe Music Awards.

Mbrëmjen e djeshme, reperja e njohur është përzgjedhur si artistja më e mirë e vitit në Zvicër, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve.

-Advertisement-

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar në këtë eveniment të rëndësishëm të muzikës, Loredana Zefi u vlerësua me të njëjtin çmim “Best Swiss Act”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera