Rozë

Jori Delli rikthehet sonte në ekran, ja ku do ta shohim ish-banoren e BBV2

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 14 June 2024

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania 2’, Jori Delli është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Pas lidhjes me reperin, Jori u zhvendos për të jetuar përsëri në Milano me partnerin e saj. Edhe pse ardhjet në Shqipëri i ka mjaft të shpeshta, Jori u shkëput për disa kohë nga televizioni.

-Advertisement-

Duket se kjo gjë nuk do të zgjasë më, pasi së fundmi Jori ka publikuar një Instastory, ku shkruar se sonte do të jetë në Top Channel në orën 21:00 që korespondon me “Top Arena”.

“Shihemi sonte 21:00 Top Channel Albania”– ka shkruar ajo në ‘instastory’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera