Lajme

Arrestohet edhe një person në rastin “Brezovica”

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 13 September 2022

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se e kanë ndaluar të dyshuarin A.Sh. në rastin “Brezovica”, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

“I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera