Lajme

Arrestohen dy femra dhe një mashkull në Prishtinë, dyshohet se kanë ofruar lokale për prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 22 February 2023

Dy femra dhe një mashkull kosovarë kanë përfunduar në pranga, pasi të njëjtit dyshohen të kenë ofruar lokale për prostitucion, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:88.

“Janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të lartcekur duke ofruar lokale  për prostitucion. Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar:  një telefon dhe 60€ kesh para. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Rasti është inicuar si “Mundësim apo detyrim me prostitucion”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera