Lajme

Ankesa të mëdha për reduktime, ja kur pritet të kthehet njësia A3 në prodhim sipas KEK

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 31 August 2022

Korporata energjetike e Kosovës(KEK) ka bërë të ditur se janë duke e sanuar njësin A3, dhe pritet që brenda dy ditësh të përfundojnë punimet dhe kjo njësi të rikthehet në funksion.

Kosova aktualisht është duke u ballafaquar me reduktime të gjata me rrymë, ku për qytetarët këto reduktime janë vështirë të përballueshme.

“Zyrtarët e KEK i thanë që janë duke e sanuar njësin A3 dhe pritet që brenda 2 ditësh të përfundojnë punimet dhe të kthehet në funksion. Derisa Kosova të sigurojë energji të nevojshme, reduktimet kanë shkuar deri në 3 orë pa rrymë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Rtk.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera