Lajme

Ambasadori rus në Serbi: S’ka zgjidhje të drejtë për Kosovën pa neve dhe Kinën

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 12 February 2023

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se pa “Rusinë dhe Kinën nuk do të ketë zgjidhje të drejtë për Kosovën”.

Sipas tij, Rusia nuk e njeh Kosovën dhe mbetet në parimin e mbështetjes së Beogradit.

Botsan-Kharchenko tha për Veçernje Novosti se Rusia, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të mbështesë vetëm një zgjidhje që sipas tij “korrespondon me interesat kombëtare të Serbisë, qoftë për normalizimin e marrëdhënieve apo qetësimin e krizës aktuale”, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kur u pyet lidhur me raportimet se për shkak të konfliktit ruso-ukrainas, Rusia mund të bëjë një kthesë dhe të njohë Kosovën, diplomati rus në Beograd tha se kjo nuk është e vërtetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera